Anëtarët e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave serbe kanë zhvilluar takimin e radhës në Mitrovicën Veriore me ministrin në dorëheqje të Administrimit të pushtetit lokal, Ivan Todosijeviq.
Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua edhe struktura e Draft-Statutit të Asociacionit së komunave serbe dhe elementet përmbajtësore të dokumentit.
Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë informuar edhe për nevojat teknike, kurse ministri Todosijeviq ka premtuar që do të përpiqet t’i sigurojë këtij ekipi kushte optimale të punës, duke e ngritur këtë çështje edhe në Qeverinë e Kosovës për koordinim dhe bashkëpunim me pushtetet komunale në veri.
Ky ishte takimi i dytë i punës me ministrin Todosijeviq që nga aktivizimi i Ekipit Menaxhues. Aty u vendos që takime të tilla të organizohen rregullisht, në mënyrë që të informojnë ministrin kompetent për nevojat e Ekipit Menaxhues dhe punën e tij.
Anëtarët e Ekipit Menaxhues e falënderuan Todosijeviqin për mbështetjen që ata kanë nga Qeveria në Prishtinë, përmes përfshirjes së Ministrisë së tij dhe Vetëqeverisjeve Lokale nga veriu.
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...