Prokurorja nga PSP, Lile Stefanova, gjatë fjalimit të saj në gjykata, në fund të procesit të gjykimit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së patundshme e të akuzuarve në lëndën “Titanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për zgjedhjet në vitin 2011 ajo ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së patundshme të Nikolla Gruevskit dhe Martin Protugjer me vlerë nga 34.908.77 denarë, çka i përgjigjet vlerës të mjeteve të jashtë ligjshme të mbledhura në kampanjën zgjedhore në vitin 2011.
Për zgjedhjet e vitit 2013, Stefnova tha se akti i prokurorisë kërkohet konfiskimi i pasurisë së patundshme me vlerë nga 41.435.100 nga Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski. Nga të tre këta ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së patundshme me vlerë nga 62.732.874 për zgjedhjet e vitit 2014. Kjo është shuma e cila i përgjigjes fondeve të mbledhura në mënyrë të paligjshme për fushatat zgjedhore.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...