Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për aferën “Pronto” dhe dëmit që ia ka shkaktuar sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai ka premtuar efikasitet më të madh të gjykatave në goditjen e aferave korruptive dhe konfiskim të pasurive të pligjshme.
Tahiri, i cili ishte mysafir në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të flas se sa e ka dëmtuar kjo aferë sistemin e drejtësisë.
“Unë mund të them se si ministër i Partisë Demokratike në qeverinë e koalicionit, pjesë e të cilës është PDK, të udhëhequr nga Haradinaj, kam marrë një sërë masash të mëdha, nga rritja e buxhetit, rritja e bashkëpunëtorëve profesionalë, rritja e gjyqtarëve …”, tha Tahiri, duke përmendur edhe masat e tjera dhe ligjet e miratuara në linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.
“Ne do t’i disiplinojmë edhe politikanët dhe të tjerët, në momentin kur e kemi një gjyqësor të fuqishëm, i cili do t’i godas aferat korruptive”, tha ai.
Tahiri tha se kushdo që do të jetë objekt i hetimit, do të hetohet edhe pasuria e tij.
“Po e bëjmë bazën ligjore, e cila do të ketë efikasitet edhe në konfiskimin e aseteve kriminale, në konfiskim të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme”, tha Tahiri, duke premtuar se do të rritet efikasiteti i gjyqësorit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...