Ardhja në jetë e një fëmijë është një nga momentet më emocionuese që mund të përjetojë një njeri.
Megjithatë, jo të gjithë baballarët mund të jenë afër për këtë moment magjik, transmeton portali arbresh.info
Një ushtarit amerikan që po përpiqej të udhëtonte drejt shtëpisë në Barndon, Misisipi, ka dështuar të përjetojë momentet e lindjes së fëmijës, pasi i ishte vonuar avionic.
I mbërthyer në aeroport, Brooks Lindsey ka shikuar momentet e para të vajzës së tij përmes një thirrje në Face Time.
Një shok i ushtarit në fjalë ka fotografuar babain që me padurim pret të takojë vajzën e tij.
“Ai po qante dhe neve na ishte thyer zemra. Ajo që bëmë është që i dhamë hapësirë që të dëgjonte foshnjen e tij dhe që të gjithë u gëzuam për të”, ka postuar Tracy Dover në faqen e saj në Facebook ndërsa ndau një fotografi të Brooks Lindsey.
Rrëfimi prekës është shpërndarë më shumë se 120 mijë herë në Facebook dhe Twitter./arbresh.info/
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve