Mbrojtësi i Arsenalit Laurent Koscielny e ka këputur gilcën në thembrën e Akilit dhe nuk do të kthehet para dhjetorit, sipas trajnerit në largim të “Topçinjve” Arsene Wenger.
Mbrojtësi francez u lëndua gjatë gjysmëfinales së Evropa Ligës kundër Atletico Madridit, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se ka kohë që francezi është duke u përballur me një problem në thembër, dhe tani gilca i është këputur pasi rrëshqitjes në fushën e lagësht në “Wanda Metropolitano”.
Lëndimi veçse ia kishte humbur Kupën e Botës atij, por tani është e qartë se ai do të mungojë edhe në pjesën e parë të sezonit të parë.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...