Lideri i grupit terrorist, ISIS është raportuar disa herë se ka vdekur nga sulmet ajrore amerikane ose ruse.
Megjithatë, zyrtarët e lartë të Irakut kanë deklaruar për Fox Neës se ai është ende i lirë, transmeton portali arbresh.info
Drejtori i përgjithshëm i zyrës së shërbimit të inteligjencës dhe kundër terrorizmit irakian, Abu Ali al-Basri, ka theksuar se al-Bagdadi është duke u fshehur në zonën e Al-Hajinit, Sirisë lindore, rreth 29 km nga kufiri i Sirisë me Irakun .
Sipas tij raportet mbi vendndodhjen e al-Bagdadit janë të frekëta dhe po përdoren për bastitje masive nga forcat ruse, siriane dhe irakiane.
Gjatë ditëve të fundit forcat ajrore irakiane kanë rritur sulmet e tyre kundër objektivave të ISIS-it në Siri.
Forcat irakiane kanë goditur objektivat e Shtetit Islamik më 19 prill, duke lënë të vdekur 36 militantë./Arbresh.info/
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë