Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, ministria e Punëve të Brendshme, në krye me ministrin Bejtush Gashi, i shprehin ngushëllime familjes Trena.
Gashi ka thënë se i bashkohet dhimbjes së familjes Trena për vdekjen e djalit të tyre, Policisë së Kosovës, për humbjen e një pjesëtari të devotshëm, njëkohësisht duke qenë krenarë për qëllimet e Armendit, për t’i shërbyer vendit me nder.
“Me këtë rast gjithmonë do të bashkëjetojmë dashurinë që Armendi pati për uniformën e shtetit, të cilën e barti deri në momentin kur nuk jeton më. Kujtimi për Armendin, si familjar, si polic dhe si mik, do të jetojë gjithmonë sa të ekzistojë vetë jeta. Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë çdo herë si një punonjës të dalluar me ambicie të larta për t’i shërbyer vendit në interes të sigurisë dhe rendit publik”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Në fund, MPB ka falënderuar solidaritetin e secilit qytetar dhe zyrtar “që nuk kursyen asgjë deri në gjetjen e dy policëve, duke filluar nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikësve, Agjencia për Menaxhim të Emergjencave dhe veçanërisht qytetarët e shumtë në numër, të cilët në mënyrë vullnetare kanë kontribuar në kërkim”.
Malsor Dashi dhe Armend Trena, më 28.04.2018, në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, përderisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, ishin përfshirë në një aksident trafiku që rezultoi të jetë me fatalitet për të dy.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër