Presidenti Gjorgje Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev sot duhet të zhvillojnë raundin e dytë të takimit për të harmonizuar qëndrimet rreth zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë, informon INA.
Zgjedhja e tij duhet të bëhet deri në fund të muajit, kanë konfirmuar nga kabineti i kryeministrit dhe se takimi është me nismën e këtij të fundit. LSDM dhe BDI kanë theksuar se nuk përkrahin propozimin e Ivanovit për një mandat të ri për guvernatorin aktual Dimitar Bogov, derisa BDI ka propozuar Fatmir Besimin, ish-ministri i qeverive të kaluara, i cili aktualisht është këshilltar i kryeministrit Zaev. Guvernatori aktual Bogov është në këtë detyrë nga viti 2011 me propozim të VMRO-DPMNE.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...