Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur në një sulm me armë zjarri në provincën Punxhab, ku ai ishte duke marrë pjesë në një takim, kanë thënë zyrtarët.
Zëvëndësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry ka thënë se Iqbal është qëlluar me plumb në dorë, në sulmin në qarkun Narowal.
Ministri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar policinë dhe familjen e minsitrit.
Portali Dawn.com ka cituar zyrtarin policor Imaran Kishwar të ketë thënë se sulmuesi ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metrash,shkruan zëri.info
Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili besohet se është në të 20-tat. Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...