Imami i xhamisë së fshatit Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj ka folur rreth rastit të foshnjës së braktisur të cilën e gjeti në mëngjesin e sotëm.
Dreshaj ka bërë të ditur së përveç që ishte future në një pako, foshnja e braktisur ishte e mbështjellur me një batanije.
Përmes një postimi të tij në facebook, Hoxha i Istogut ka konfirmuar se foshnja është në duart e policisë dhe një autoambulancë kishte arritur për të parë shëndetin e saj.
”Sot,pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë,kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi kerrin(veturen)tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije(qebe). Pastaj menjeher i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë,ka ardhë një veturë e policisë,bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën. Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploj edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që ti kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë”.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...