Qeveritë ndërkombëtare dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj arrestimeve të protestuesve në Rusi që kundërshtuan mandatin e katërt të presidentit Vladimir Putin.
Arrestimet masive në gjithë Rusinë dhe brutaliteti me të cilin janë trajtuar protestuesit që po mbështesin opozitën e udhëhequr nga Alexei Navalny që ndaluan inaugurimin e Putinit dje, bëri që shtetet e Evropës të reagojnë. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha se përfaqësuesit e saj panë grupin e njohur “Kozakët” që godisnin protestuesit me grushte ndërsa Policia vetëm po I shikonte dhe nuk po reagonte.
Pavel Chikov, kreu i shoqatës për të drejtat e njeriut Agora, tha për AFP se disa dhjetëra njerëz morën plagë, kryesisht hematoma, dhe disa prej tyre u kthyen te grupi i tij për ndihmë.
Protestuesi më i ri i cili u kthye në Agora, ishte 13 vjeç, tha ai.
Mijëra protestues dje janë lënduar dhe shumë prej tyre arrestuar pasi dolën për të penguar inaugurimin e Putinit për mandatin e tij të katërt presidencial në Kremlin. Protesta ishte mbarëkombëtare dhe po mbahej në të gjitha qytetet e Rusisë.
© SYRI.net
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...