Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kujtuar vëllain e Ramush Haradinajt, Luanin në 21 vjetorin e tij nga rënia e njërit prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së.
Haliti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Luanin e kishte më shumë se sa vëlla.
Shkrimi i plotë:
Sot, bëhen 21 vjet nga rënia e njërit nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj.
Ai ra në krye të detyrës për të ndihmuar grupin për të hyrë në Kosovë. Por, fitoi pavdekësinë. Luanin e kisha më shumë se sa vëlla. Ai ishte vërtetë luan i UÇK-së. Ishte ndër të rrallët i përgatitur për të vepruar në Kosovë dhe në Shqipëri. Për të gjitha dëtyrat e ngarkuara, Luani asnjëherë nuk tha: “jo, nuk mundëm”. Ishte i përpikët dhe jo rrahagjokës. Luani mëriton të nderohet dhe të respektohet përjetësisht nga Kombi shqiptar. /arbresh.info/
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira