Edhe pse vëmëndjen më të madhe në duelin më spektakolar të planetit, Real Madrid-Barcelona e merr dyshja Ronaldo Messi, në të kaluarën janë edhe individW të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre. Futbollistë të ndryshëm kanë lënë gjurmët e tyre në El Clasico dhe disa prej tyre që kanë lënë gjurmë nuk janë më pjesë e Realit dhe Barcelonës dhe që me shumë gjasa kjo lloj sfide u mungon jo pak.
Një prej lojtarve më kontravers në radhët e Los Blancos ka qënë mbrojtësi Pepe. Portugezi është ndeshur 23 herë me blaugranat ku ndër to 10 herë ka arritur të dalë fitues 4 barazime dhe 9 humbje. Shpesh herë është shfaqur si vendimatar në repartin difensiv dhe shpesh herë si njeri konfliktual.Neymar u largua nga Barcelona sezonin e kaluar. Edhe pse nuk është më pjesë e katalansve, hija e tij qëndron aty.
Në El Clasico ai ka mundur t’i shënojë tre gola Realit. Braziliani mund të jetë sërish protagonist në Spanjë, por ndoshta këtë herë me fanellën e Los Blancos, me zërat e merkatos që e lidhin gjithnjë e më shumë të ardhmen e tij në rradhët e klubit mbretëror, transmeton SS.
Mascherano është një tjetër protagonist i cili në total ka luajtur 20 El Clasico. Thelbësor për skemat e blaugranave dhe shpesh si i vlerësuar si njeriu që dinte se si të përcillte qetësi tek skuadra në momente të vështira. Personaliteti i tij i mungon Barçws.James Rodriguez për aq kohë sa qëndroi tek Reali i Madridit mundi të fitonte vetëm një El Clasico dhe dy humbje. Zidane nuk e shihte atë si një alternativë të mirë, vendim që ndoshta mund të konsiderohet i ekzagjeruar.Fabio Coentrao ishte titullar absolut në formacionin e klubit merengues. Ka luajtur 10 El Clasico, 7 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime. Në sezonin 2013-14 asisiti i golit të fitores i realizuar nga Gareth Bale në finalen e Kupës së Mbretit pikërisht ndaj Barcelonës erdhi nga këmbët e portugezit.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...