Kreu i ASH-së Ziadin Sela përmes një postimi ne profilin e tij ne facebook ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se po tallet me opozitën shqiptare dhe se po degradon figurën e politikanit shqiptar.
Ja statusi i plotë i Selës.
“Te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe qeveria. Të shtypësh opozitën do tê thotë të shtypësh sovranitetin e popullit. Kaq do të thoja hë për hë për lojën e ndytë politike, disamujorshe, të kryeministrit Zaev. Josh dhe nuk zgjedh! Është vazhdim i planit të nisur(që në kohën e aferës së përgjimeve) për degradim të figurës së politikanit shqiptar, që dorën në zemër aspak s’është e vështire, me çka ka në to. Tani që përballet me humbjen e besimit te elektorati shqiptar, zhvillon përmasat e planit të tij e që është degradim dhe poshtrim i politikberjes shqiptare( dhe jo vetëm) duke i joshur e në të njëjtën kohë duke i edukuar që të kenë kujdes çfar flasin në opinion, ndryshe nuk do e gjejnë veten pjesë të qeverisë. Me të drejtë shqiptarët ndjejnë neveri nga ky poshtrim që atyre iu bëhet nëpermjet perfaqsuesve të tyre të zgjedhur.
Plani është i qartë, të shtypet opozita shqiptare dhe bashkë me të sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve në Maqedoni. Jo, nuk kalon. Ka opozitë, jemi ne bashkë me opozitaret e vërtetë-shqiptarët…”, e mbyll statusin e tij ne FB, Ziadin Sela.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...