Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, vizitoi në orët e mbrëmjes Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti me autobus në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël.
Gjatë vizitës, kryeministri Haradinaj duke u uruar shërim të lënduarve në këtë aksident, falënderoi ekipin e mjekëve dhe shërbimin spitalor për kujdesin dhe punën e mirë ndaj pacientëve, duke u shprehur i kënaqur me punën profesionale të stafit mjekësor të Spitalit të Pejës.
“Është me rëndësi për familjet dhe të gjithë ne se nuk ka arsye për shqetësim, pasi asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik jete. Na vije keq për familjarët, por fatmirësisht kjo është e tejkaluar”, tha kryeministri Haradinaj.
Nga 24 të aksidentuarit, 11 janë ende duke u trajtuar, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.

Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...