Ndeshja e parë e javës së 31-të të Superligës së Kosovës mes Drenicës dhe Feronikelit ka përfunduar pa fitues të shtunën pasdite.
Drenica e priti Feronikelin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në një ndeshje derbi të skuadrave të mesit të tabelës, e cila mbaroi 0-0.
Drenica ruan pozitën e gjashtë në tabelë dhe tani ka 46 pikë, ndërsa Feronikeli ngjitet për një pozitë më lartë, në të shtatën me 44 pikë.
Ndeshjet tjera të kësaj jave zhvillohen nesër me fillim në orën 16:00.

Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë