Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas aksidentit të autobusit në Dedesh të Pejës ka bërë të ditur se 24 personat e lënduar për fat të mirë nuk janë në rrezik për jetën.
Haradinaj po ashtu ka thënë se me të kuptuar për rastin ka dërguar zëvendës ministrin e shëndetësisë Ali Berisha.
“Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.
Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete.
Falenderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve.
RH
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...