Presidenti i Milanit, Yongohng Li, ka kërkuar që skuadra e tij ta mposht Juventusin, në finalen e Coppa Italia.
“Rossonerët” luajnë kundër “Bianconerëve” të mërkurën në Stadio Olimpico të Romës në finalen e Coppa Italias.
Li ka udhëtuar për në Milano nga Kina, për t’i dhënë mbështetjen skuadrës së tij.
“Kam pritje të mëdha nga kjo ndeshje, uroj të arrijmë një rezultat të mirë dhe ta fitojmë kupën”, u shpreh ai.
“Kjo është ajo që pres nga ekipi dhe dua që të gjithë ta japin maksimumin. Forza Milan”, theksoi Li. /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...