Manchester United ka regjistruar rekord të padëshiruar në histori të klubit pas disfatës 1 me 0 ndaj Brighton & Hove Albion mbrëmjen e sotme (e premte).
Skuadra e Jose Mourinhos u mposhtë në stadiumin Amex pasi goli i vetëm i realizuar me kokë në minutën e 57′ nga Pascal Gross doli të jetë vendimtar, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja e parë për “Seagulls” ndaj United i garantoi atyre statusin në Premierë Ligë për sezonin e ardhshëm si dhe shkaktoi një rekord frustrues për “Djajtë e Kuq” ndaj skuadrave të promovuara.
Me këtë disfatë, United tani ka humbur tri ndeshje në ligë brenda një sezoni kundër klubeve të promovuara për herë të parë që nga sezoni 1989/90.
“Djajtë e Kuq” kanë humbur tri takimet ndaj skuadra të promovuara në Premierë Ligë për sezonin 2017/18. Ata janë mposhtur me rezultat 2 me 1 në muajin tetor nga Huddersfieldi, kanë humbur 1 me 0 në Newcastle gjatë muajit shkurt dhe pësuan sot 1 me 0 kundër Brightonit./arbresh.info/
3 – Manchester United have lost three league matches in a season against newly promoted clubs for the first time since the 1989-90 campaign. Insipid. #BRIMUN pic.twitter.com/wWfBT2gVXo
— OptaJoe (@OptaJoe) May 4, 2018
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...