Qeveria e Kosovës ka në plan të prishë marrëveshjen e arritur mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë ZMobile.
Ekzekutivi është duke pritur një raport zyrtar nga bordi i kësaj ndërmarrjeje për veprime të mëtutjeshme.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka thënë KTV-së se përpos këtij hapi, po pret edhe planin ristrukturues të ndërmarrjes, pa përjashtuar edhe uljen e pagave.
Sipas tij, për vetëm 3 muaj, humbjet në Telekom janë 4 milionë euro.
Gjitha këto veprime, sipas Llukës, lidhen me planin për privatizimin e Telekomit të Kosovës përmes Ligjit për Investimet Strategjike, por pa pjesëmarrje në vendimmarrje të qeverisë në politikat udhëheqëse të ndërmarrjes.
Dhe kjo sipas tij, ka qenë një nga arsyet e takimit të një dite më parë me drejtuesit e kompanisë së njohur franceze të telefonisë mobile, Orange.
Ekspertë të ekonomisë thonë se privatizimi i Telekomit nuk duhet të ndodhë pa dhënë përgjegjësi ata që e sollën në këtë gjendje ndërmarrjen.
Veprimet e ndërmarra vijnë menjëherë pas vendimit të arbitrazhit, ku Kosova doli fituese në përballjen me kompanisë Axos.
Por bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës, u ka dërguar një letër të gjithë punëtoreve, ku thotë se është dezinformatë lajmi se qeveria u ka kërkuar uljen e pagave.
Bordi thotë se nuk e ka shqyrtuar mundësinë e uljes së pagave në asnjë nga mbledhjet.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...