UEFA ka njoftuar se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është suspenduar me katër ndeshje.
Gjatë fillimit të ndeshjes së parë në gjysmëfinale të UEFA Evropa Ligës kundër Arsenalit, Simeone reagoi ashpër pasi mbrojtësi Sime Vrsalijo u përjashtua nga loja dhe gjyqtari e dërgoi atë në tribuna, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti bëri gjithashtu që argjentinasi të mos jetë i pranishëm as në takimin kthyes në Madrid mbrëmjen e së enjtes, por UEFA ka zbuluar se 48-vjeçari do të vazhdoj dënimin edhe në ndeshjen e tjetër.
Simeone nuk do të jetë te vija anësore në tri ndeshje, gjë që do të thotë se ish mesfushori nuk do të jetë pjesë e stafit të tij as në finalen e Evropa Ligës kundër Marseilles.
Ndëshkimi do të vazhdoj edhe sezonin e ardhshëm ku Simeone, i cili është gjobitur me 10 mijë dollarë, do të mungoj edhe në dy takimet e ardhshme në fazat grupore të Atleticos në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...