Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Islam Pacolli ka në Ditën Botërore të Lirisë së Shtpit ka thënë se Kuvendi, Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, janë të obliguara në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për lirin e medies.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se integrimi e zhvillimi shoqëror është ngushtë i lidhur me lirin e shtypit.
Postimi i plotë:
Sot, shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypi, mediet dhe gazetarët janë shtyllë e zhvillimit shoqëror e demokratikë të çdo vendi. Liria dhe pavarësia e plot mediale janë parakusht për forcimin e demokracisë.
Kuvendi, Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, janë të obliguara në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për lirin e medies. Përkundër, përmisimeve që janë shënuar gjatë viteve të fundit, avancimi tutje i këtyre të drejtave të garantura me akte ligjore është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës jam i përkushtuar për të ndihmuar në këtë rrugëtim, prandaj, ftoj gazetarët e mediet që të punojmë ngushtë për përmisimin dhe avancimin e lirisë së shtypit. Rrugëtimi ynë është i përbashkët.
Integrimi e zhvillimi shoqëror është ngushtë i lidhur me lirinë e shtypit!
Urime të gjithë gazetarëve e punëtorëve të mediave.
Me respekt,
Islam Pacolli
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...