Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka publikuar raportin e fundit për Konkurrueshmërinë në Europën Juglindore në vitin 2018, duke bërë një vlerësim për të paktën 17 dimensione nga Investimet e Huaja tek shërbimet publike, çështja e antikorrupsionit, bujqësia, infrastruktura apo çështja e taksave.
Raporti shkruan se rajoni duhet të heqë dorë nga gara e tij për të ofruar taksa sa më të ulëta dhe se duhet të gjejnë alternativa të tjera të tërheqjes së investimeve, duke vënë theksin tek shteti ligjor dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes.
Vetëm lidhur me Investimet e Huaja Direkte, OECD ka bërë një vlerësim me dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë është ai i politikave në investimet që përfshin gjashtë nënkomponentë të tjerë, ku i pari është garancia për shpronësimin. Në këtë tregues, Shqipëria ka marrë 3.5 pikë njëlloj sa Bosnja por më pak se Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, që kanë regjistruar vlerën 4.
Nënkomponenti i dytë lidhur me politikat e investimeve është edhe më i dobëti në tërësi për vendin tonë. Bëhet fjalë për sistemin gjyqësor, ku Shqipëria ka marrë një vlerësim 1.5 pikë dhe po kaq edhe Bosnja ndërkohë që të katërta vendet e tjera janë dukshëm më mirë me Serbinë dhe Malin e Zi, si performueset më të mira.
Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve është nënkomponenti i tretë dhe këtu Shqipëria renditet e parafundit duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën, por ndërkohë pjesa tjetër e vendeve janë më mirë sesa ne. Aspekti ligjor për rregullimin e të drejtave të pronësisë e rendit Shqipërinë sërish para Bosnjës, por në të njëjtin nivel me Kosovën dhe Maqedoninë. Pjesa tjetër sërish janë më mirë.
Komponenti i dytë që merr në llogaritje OECD është promovimi i investimeve dhe lehtësimi. Në këtë kontekst, strategjia dhe kuadri institucional i ka dhënë Shqipërisë 2.5 pikë, duke mos na bërë as të parët dhe as të fundit në rajon. Targetimi i investitorëve është nënkomponenti i dytë që na rendit pas Serbisë, ndërkohë që e para është Maqedonia. Tek incentivat për investimet vendi ynë renditet përkrah Bosnjës dhe Kosovës me 2 pikë, ndërkohë që pjesa tjetër janë para.
Në vlerësim janë marrë edhe “aftercare” (kujdesi për investitorin pas investimit), koha e nisjes së një biznesi dhe lidhja e Investimeve të Huaja Direkte me Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla ku Shqipëria ka regjistruar një nivel pikësh prej 3, 2.5 dhe, 2. Në total, vlerësimi që përdor OECD ka 5 pikë, çka tregon edhe nivelin më të lartë, por që asnjë nga vendet nuk e ka arritur./monitor

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...