Sindikata e policisë, megjithatë garanton se asnjë veturë nuk është e prishur
Kjo është gjendja e njërës prej shumë veturave të policisë së Kosovës.
Edhe pse jashtë funksioni, ato vazhdojnë t’u shërbejnë policëve për aksionet e tyre.
Për shkak të gjendjes së tillë, ato shpesh përfshihen edhe në aksidente trafiku.
Por më e rënda është se nga gjithë këto prishje të veturave po pësojnë vetë policët.
Siç po dyshohet edhe për rastin e fundit të policëve të zhdukur në lumin Lepenc.
Të gjitha këto vetura të prishura dërgohen në servisin e policisë në Fushë Kosovë.
Por megjithëse policët nuk deshën të flasin, prapa kamerave thanë se gjendja brenda këtij autoservisi është shumë e keqe.
Sipas tyre, në të mungojnë mjetet elementare për rregullimin e automjeteve dhe si rrjedhojë veturat dalin të prishura edhe pas servisimit.
Në mbrojtje këtyre policëve nuk po i del as Sindikata e Policisë së Kosovës, edhe pse thirret si e tillë.
Nënkryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli thotë se asnjë veturë e prishur e policisë nuk del në rrugë.
Ai garanton se edhe vetura e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc ishte në gjendje të rregullt.
Stafi menaxhues i Policisë i ka veturat e reja, kurse policët punojnë me vetura të përdorura.
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...