Mike Pompeo, ish-Drejtori i CIA-s, është betuar si Sekretar i Shtetit në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump. Pompeo u zgjodh në këtë post pasi paraardhësi i tij, Rex Tillerson, u shkarkua nga Trump në mars pas disa muajsh mosmarrëveshjesh me presidentin.
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat votoi për të rekomanduar Pompeo për postin e Sekretarit të Shtetit, ndërsa demokratët në komision kundërshtonin emërimin e tij, kryesisht për shkak të pikëpamjeve të tij të ashpra.
Senati konfirmoi Pompeon si Sekretarin e ardhshëm të Shtetit pas një votimi me 57 vota pro dhe 42 kundër.
Të martën, Pompeo hyri për herë të parë në zyrën e tij të re pasi kaloi një fundjavë takimesh jashtë vendit, duke vizituar Brukselin, Rijadin, Jerusalemin dhe Ammanin.
Pompeo tha se ka në plan të flasë me stafin në ditët në vijim për të paraqitur objektivat e tij për departamentin, si dhe për të ndarë “stilin e tij të udhëheqjes”.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...