Rreth dy javë më parë një burrë humbi kontaktet me familjen në qytetin e Durrësit.
Mësohet se ai ka humbur jetën në spital pasi kishte pësuar një aksident.
Selim Rexhepi, 58 vjeçari nga Dibra, babai i 6 fëmijëve, me banim në lagjen nr.14 në zonën e ish-Kënetës në Durrës, humbi kontaktet më 16 prill, ndërsa familja bëri denoncimin në polici.
Ditën e martë pasi panë në televizor se një person ka humbur jetën ata shkuan në morgun e Durrësit dhe identifikuan viktimën.
Nga dita kur pësoi aksidentin 58 vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por për shkak se nuk kishte asnjë dokument identifikimi e vete, ishte e pamundur të njoftohej familja.
I biri u kthye 4 ditë më parë nga emigrimi, për të gjetur të atin, por ngjarja përfundoi tragjikisht.
“Në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal”, njoftoi dy ditë më parë policia e Durrësit./Gazeta Express
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...