Barcelona është sërish kampione e Spanjës.
Klubi katalunas ka siguruar titullin e tyre të shtatë brenda dhjetë viteve me fitoren e së dielës kundër Deportivos falë hat-trick’ut nga Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi ka pasur probleme të mëdha gjatë gjithë sezonit në La Liga duke humbur 3 me 0 nga rivali i tyre i përbetuar në takimin e parë në Bernabeu në fillim të këtij sezoni.
https://twitter.com/realmadriden/status/990973931128541184
Tradicionalisht, nëse një skuadër fiton ligën para përfundimit të sezonit, në ndeshjen e tyre të ardhshme, skuadra kundërshtari krijon korridorin e nderit derisa skuadra hyn në fushë. Gjatë viteve të fundit, ne kemi parë që rivalët e mëdhenj nuk kanë krijuar, veçanërisht rasti mes Arsenalit dhe Manchester United në vitin 2013.
Ashtu siç mund ta shihni në foton kryesore të këtij artikulli, Sergio Ramos ishte pjesë në skuadrën e Real Madridit që iu kishte dhënë korridori i nderit nga Barcelona.
Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës në atë ditë, shihet duke tundur duart me të derisa ai hyn në fushë. Megjithatë, Ramos nuk ka aq respekt për rivalët e tij dhe ka deklaruar:
“Barcelona ka fituar titullin, gjë të cilën ata e donin, por këtu nuk do të ketë korridor nderi. Pikë”
‘El Clasico’ e dytë e këtij sezoni zhvillohet duke filluar nga ora 20:45 të dielën e këtij vikendi./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...