Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin e TV Klan në ‘Kurthin e Piter Pan’, ka rrëfyer një histori shumë romantike me gruan e tij Ajola Xoxën.
Gjendur përballë fëmijëve, kryebashkiaku i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre me humor.
Njëra prej vogëlusheve e ka vënë paksa në siklet kryetarin, kur i ka kërkuar ti tregojë se kur dhe ku e ka puthur ai partneren e tij për herë të parë.
Veliaj i është përgjigjur duke qeshur se nuk e priste që fëmijët të bënin edhe të tilla pyetje, mirëpo ka treguar se me Ajolën është njohur në Francë nga një shoqëri e përbashkët, kur ai dhe Ajola ishin me studime atje.
“Kisha dy shokë që më thoshin për Ajolën që është një vajzë fantastike. Unë nuk e besoja dhe doja ta vërtetoja. Kështu u njohëm. Kur dolëm në takimin e parë biseduam, por në takimin e dytë e putha”, ka thënë Veliaj, shkruan Xing.al.


Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...