Komuna e Prishtinës ka publikuar urdhëresën ku bëhen të ditura emrat e rrugëve, të cilat sot do të jenë të mbyllura për qarkullim për mjete motorike për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Qarkullimi do të jetë i ndaluar për të gjitha automjetet me përjashtim të autobusëve të Trafikut Urban, linja katër, automjeteve të Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it, ndërmarrjeve Hortikultura, Pastrimi, Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, ndërsa linja e pestë e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.
Pika përfundimtar për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normalja, Sofalia, Tauk-Bahçe dhe restoranteve Gërmia, Freskia dhe Liria do të jetë kryqëzimi i rrugëve 1 Tetori-Nazim Gafurri dhe Ymer Latif Paqarizi, kryqëzimi i rrugëve Nazim Gafurri-Xhavit Ahmeti dhe Lec Gradica, kryqëzimi i rrugëve Shpëtim Robaj me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut Gërmia.
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...