Raketat kanë goditur një numër vendesh ushtarak në veri të Sirisë gjatë mbrëmjes, njofton media shtetërore, me dhjetëra fatalitete.
Ushtria siriane tha se ndërtesat në Hama dhe Aleppo janë goditur, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është raportuar menjëherë për ndonjë viktimë. Por grupi i të drejtave të njeriut me bazë në Britani, tha se 26 ushtarë pro-qeveritarë janë në mesin e viktimave, shumica prej tyre iranianë.
Nuk dihet ende kush është prapa sulmeve. Shtetet perëndimore dhe Izraeli kanë gjuajtur më parë vende të tilla në Siri.
Më parë këtë muaj, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan tre objekte që thoshin se ishin të lidhura me programin e dyshuar të armëve kimike të qeverisë siriane.
Ndërkohë, Izraeli dyshohet të ketë goditur një bazë ajrore që shërben si një qendër komandimi iranian. Shtatë ushtarë iranianë ishin midis 14 personave ushtarakë të vrarë në atë sulm./Arbresh.info/
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve