Barcelona është kampione e La Ligas për sezonin 2017/2018.
Skuadra e Ernesto Valverdes, ka mposhtur Deportivo La Corunan në ‘Riazor’ me rezultat 2:4, për t’u shpallur kampione e Spanjës për herë të 25-të në histori të klubit.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Barcelonës, që arriti të shënonte dy herë.
Ishte Coutinho që realizoi për 0-1 në minutën e 7’, ndërsa Lionel Messi në minutën e 38’, shënoi për 0-2, kur pranoi një asistim “magjik” nga Luis Suarez.
Nga ky moment filloi këndellja e La Corunas, që fillimisht shënoi me Perez për 1:2 në minutën e 40’.
Në minutën e 64’, vendasit shënuan edhe golin e barazimit përmes Colak, për të vënë në diskutim titullin e Barcelonës këtë xhiro.
Por, fatin e Barcelonës në duar e mori i “përjetshmi” Lionel Messi, që në minutën e 82’ shënoi golin e tij të dytë.
Messi nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 85’ kompletoi hattrikun e tij, për të vulosur fitoren 2:4 të Barcelonës, fitore që i solli titullin e La Ligas tri xhiro para përfundimit të sezonit.
Xhiron e ardhshme, Barcelona në ‘Camp Nou’ pret Real Madridin.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin