KB Bashkimi ka shënuar edhe një fitore të thellë ndaj Rahovecit në gjysmëfinalen e play-offit në basketboll.
Klubi prizrenas fitoi takimin e sotëm në “Sezai Surroi” me rezultat prej 114-86, transmeton Koha.net. Ndeshjen e parë Bashkimi e kishte fituar 105-79.
Më i miri në radhët e Bashkimit ishte Arron Moss me 23 pikë, 10 kërcvime e 17 asistime, i ndihmuar edhe nga Altin Morina, i cili shënoi 20 pikë, pati 2 kërcime e 4 asistime.
Kurse te Rahoveci më efikasi ishte Mark Williams me 17 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
Finalisti përcaktohet me tre fitore, dhe Bashkimit i duhet të fitojë edhe një ndeshje për ta prekur finalen.
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...