Provat e para të përpjekjeve ruse për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Britani janë ekspozuar nga një hetim i gazetës prestigjioze britanike të së dielës, “The Sunday Times”.
Sipas hetimit, në bashkëpunim me Universitetin e Suonsit në Uells, mësohet se rreth 6,500 llogari të automatizuara në “Twitter” janë krijuar dhe kanë mbështetur fushatën elektorale të udhëheqësit të opozitës, Jeremy Corbyn, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, ku laburistët u fuqizuan së tepërmi dhe ishin në prag të ardhjes në pushtet, ndërkohë që llogaritë në këtë rrjet social për konservatorët e Kryeministres Theresa May ishin mjaft të pakta.
Sipas hetimit të “The Sunday Times”, përcjell TCH, 9 nga 10 llogaritë e rreme në këtë rrjet social mbështesnin masivisht Corbyn dhe laburistët në opozitë, ndërsa 9 ndër 10 llogari në “Twitter” bënin propagandë elektorale kundër konservatorëve.
Rreth 80 për qind e llogarive, sipas hetimit ishin krijuar disa javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Rusia është akuzuar edhe më parë për taktika të tilla për të mbështetur fushatën e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara. Corbyn, që pati një sukses të paparashikuar në zgjedhjet e kaluara, është kritikuar fuqishëm në Britani për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit, për çështjen e sulmit me gaz nervor në qytetin anglez, Salisbury, ndaj Sergei Skripal, ish-agjentit të dyfishtë rus. /Telegrafi/
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...