Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se një ushtar serb i FSK-së po mbahet i arrestuar nga policia serbe.
Haradinaj ka shprehur shqetësime në lidhje me këtë akt.
“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se ky veprim është në kundërshtim me qeverinë e Kosovës, dhe bashkësinë ndërkombëtare.
“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë nderkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Arrestimin e ushtarëve serbë që janë pjesë e FSK-së e kishte paralajmëruar Marko Gjuriq./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...