Njëri nga të dënuarit në rastin “Kiçina”, Burim Ramadani, ka thënë se janë zhdukur provat që do të dëshmonin se ai nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e familjes së Hamzë Hajrës, e cila ka ndodhur më 20 gusht të vitit 2001.
“Provat kryesore të vendit të ngjarjes, janë zhdukur pasi na kanë arrestuar neve, që na i kanë marrë gishtërinjtë, e gjëra të tjera”, ka thënë Ramadani.
“Bile, më kujtohet, nuk e harroj, kam qenë në Bondsteel, në burg, pasi jam arrestuar, kam ndenjur 3 muaj, dhe kanë ardhur dy evropianë, më thanë se duhet t’i marrin shenjat edhe njëherë”, ka treguar ai.
“Komandanti i burgut qëlloi aty. I thash, pa avokatin, nuk pranoj. Një ushtarak amerikan që ishte aty, më tha: ‘Jepi, se unë e nënshkruaj që po i jep’. Atëherë kam pranuar t’i jap. Për prova”, ka rrëfyer Ramadani.
“Kur kemi kërkuar këto në gjykatë, kanë thënë se janë zhdukur. E sjell prokurori letrën, se janë humbur provat, në vend të ngjarjes disa kanoçe janë marrë, disa gëzhoja, shumë sende të provave nga vendi i ngjarjes janë zhdukur”, ka thënë Ramadani në emisionin “Tête-à-tête”.
Ai ka shtuar se provat janë çuar për gjoja analiza në Bullgari, por s’janë kthyer kurrë.
Ramadani ka thënë se avokatët e tij kanë kërkuar përgjigje disa herë, por më kot.
“Provat do të tregonin për pafajësinë. Dëshmojnë se s’kemi pasur të bëjmë me vrasjen”, është shprehur ai.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...