Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se marrëveshja ekzistuese e Iranit nuk është e mjaftueshme për të frenuar programin bërthamor, ndërsa ndikimi i Teheranit duhet të përmbahet.
Merkel, e cila ka arritur në SHBA për të biseduar me presidentin Donald Trump, duket se i është dorëzuar presionit të Uashingtonit dhe ndryshoi qëndrimin për marrëveshjen historike me Teheranin, transmeton portali arbresh.info.
“Besoj që është e dukshme se kjo marrëveshje është gjithçka përpos e përsosur. Nuk do të zgjidhë problemet me Iranin. Është vetëm një pjesë e mozaikut, një kubëz ndërtimi, në të cilën ne mund të ndërtojmë strukturën”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Trumpin./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...