Përmirësimi i në mes veti në aspektin politik, ekonomik, infrastrukturor dhe të sigurisë në kontekstin e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, është fokusi i bisedimeve në një takim të udhëheqësve të vendeve të Procesit Brdo-Brioni, i cili filloi sot pasdite në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin dy orësh morën pjesë kryetarët e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Mali të Zi, Filip Vujanoviç, Shqipërisë, Ilir Meta, Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryetari i Bosnjë dhe Herzegovinës, Bakir Izetbegoviç. Të ftuar të veçantë në takimin në Shkup janë kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, njëkohësisht dhe kryetar i vendit të udhëhqës së BE-së.
Pas takimit të liderëve është paraparë të mbajnë konferencë shtypi të përbashkët Ivanov, Grabar Kitaroviç, Pahor, Borisov dhe Tusk.
Para fillimit të takimit u realizuan disa takime bilaterale. Kryetari i Këshillit Evropian Tusk kishte takim me kryetaren e Kroacisë Grabar Kitaroviç, me Kryetarin e Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministrin e Bullgarisë Borisov.
“Ne kemi arritur të tregojmë Evropës se pa Ballkanin nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe në rajon apo në tërë kontinentin, tha Tusk në një takim me Borisov.
Presidenti Ivanov, siç informojnë nga zyra e tij nuk ka pasur takime bilaterale me kolegët e tij.
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...