Sot, pasdite numri dy i qeverisë së Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, mori pjesë në panelin kryesor kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit.
Paneli drejtohej nga ministri i jashtëm francez, Yves Le Driand, dhe në të marrin pjesë shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, etj.
Në fjalën e tij ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, i njohu të pranishmit me hapat e mëdhenj ligjore, politike dhe gjyqësore, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit, ndonëse është një shtet i ri, vetëm 10 vjet shtet.
Ai, përdori tribunën e rëndësishme globale për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB-në, duke filluar me Interpol-in.
“Ne do të rrisnim edhe më shumë kontributin tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, nëse do bëhemi pjesë e të gjithë strukturave globale të sigurisë”, tha ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.
Më pas, ai falënderoi Francën për organizimin e këtij takimi, që ka synim konsolidimin e mëtejshëm të Frontit global kundër terrorizmit.
Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, pati rastin të përshëndetej dhe të shkëmbente mesazhe me ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, me ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, etj.
Konferenca do të vijojë me adresimin që do t’i bëjë Presidenti francez, Emanuel Makron. Delegacioni kosovar vijon takimet.
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...