Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në “Sarajevo Business Forum” në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës, është takuar sot me kryeministrin e këtij vendi Denis Zvizdic.
Lajmin e ka bëtë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, duke thënë se, gjatë takimit me kryeministrin boshnjak ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon.
Postimi i Kurtit në Facebook:
“Takim me Kryeministrin e B&H, z.Denis Zvizdic
Sot, në Sarajevë, takova kryetarin e Këshillit të Ministrave, përkatësisht kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës (B&H), z.Denis Zvidic, në zyrën e tij. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, situatën politike në shtetet respektive dhe atë në rajon.
Paraprakisht mora pjesë në Sarajevo Business Forum, me ftesën e kryeministrit Zvizdiq. Në margjina të këtij forumi takova shumë politikanë, diplomatë e investitorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve ish presidentin kroat Stjepan Mesic, ministrin slloven të zhvillimit dhe teknologjisë, z.Zdravko Pocivalsek, kryetarin e Odës Ekonomike të Federatës së B&H, z.Mirsad Jasarspahic, ish-ministër i mbrojtjes, z.Selmo Cikotic, zëvendës kryetarin e Kuvendit të B&H, z.Safet Softic, pastaj z.Bogic Bogicevic etj.” (sic.), ka shkruar Kurti.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve