Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka komentuar katër pikat e Progres Raportit të Komisionit Evropian ku vlerësohet Shqipëria.
“Shqipëria shihet si model në rajon për procesin në vazhdim të vettingut, së dyti për lëvizjet që janë bërë kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, së treti, marrëveshja e 17 majit tregoi që polarizimi politik mund të tejkalohet në kohë kritike për vendin dhe së katërti përparimi i bisedimeve dypalëshe me Greqinë”, ka thënë ajo.
Duke folur në Komisionin e Integrimit, kryediplomatja e BE-së në Tiranë deklaroi se reformat dhe thellimi i tyre duhet të vazhdojë, shkruan Top Channel.
Megjithatë, ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit anti-mafia, një ligj për financimin e partive politike por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.
“Numri i ndjekjeve penale mbetet ende i ulët dhe kjo duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë kur të kemi SPAK-un dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsionin dhe kjo do të kërkojë një përpjekje të madhe”.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...