Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do ta vizitojë nesër Kosovën, për t’u takuar vetëm me Presidentin Hashim Thaçi.
Siç bën të ditur agjenda, qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.
“Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.
Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në agjendë.
Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.
Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës