Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është i hapur për rikthim këtë verë në Juventus.
‘Tuttosport‘ raporton që Pogba do të favorizonte ri-nënshkrimin me Juventusit para rivalëve që janë në garë për nënshkrimin me të – Paris Saint Germain dhe Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Javën e kaluar u zbulua që agjenti i Pogbas, Mino Raiola, dhe Juventusi ishin duke punuar së bashku për të transferuar francezin gjatë verës sërish në Torino.
Në rast se bëhet fjalë për të zgjedhur, mesfushori do të shfrytëzonte rastin për të luajtur sërish te “Zonja e Vjetër”.
Pengesë vazhdon të jetë paga e Pogbas ndërkohë që Juve planifikon fillimisht huazimin e tij sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...