Lionel Messi ka kërkuar nga drejtorët e Barcelonës të harrojnë nënshkrimin me Antoine Griezmann dhe të transferojnë sensacionin Mohamed Salah.
Gjiganti katalunas duket se do të triumfoj në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbresh.info. Ata janë 15 pikë para Real Madridit dhe 11 para Atletico Madridit në tabelën e La Ligas.
Por, Barcelona nuk do të pushoj në kurorat e tyre dhe përforcime gjatë verës pritet të bëhen.
Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është përfolur shumë rreth një transferimi te Barcelona. Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton që Messi ka kërkuar nga zyrtarë të lartë në Camp Nou t’i japin fund interesimit në francezit.
Burimi i lartpërmendur sugjeron që superylli argjentinas kërkon që Salah të transferohet pas formës së tij sensacionale te Liverpooli.
Reprezentuesi egjiptian i ndihmoi “Redsave” të sigurojnë fitore impresive me rezultat 5 me 2 ndaj Romas në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të gjysmëfinaleve mbrëmjen e kaluar.
Ai realizoi dy gola kundër ish klubit të tij derisa Liverpooli duket se ka siguruar një vend në Kiev./arbresh.info/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...