Gruas me nevoja të veçanta, Shahadije Gashit, nuk iu lejua të udhëtojë me autobus me arsyetimin se kompania e transportit nuk mban përgjegjësi për personat e verbër.
Siç raporton RTV Dukagjini, ajo priti 45 minuta për të ardhur me tjetër autobus nga Ferizaj për në Prishtinë.
“Dje në orën 18 mbas dite kur u afrova te autobusi më thanë se ‘nuk mundemi me marr përgjegjësi për personat e verbër’”, rrëfen Shehadija, duke treguar edhe emrin e kompanisë transportuese
Edhe bashkëshorti i Shahadijes, Bajrami thotë se jo të gjithë transportuesit sillen si duhet me këtë kategori të personave me nevoja të veçanta.
“Vërtetë nuk po trajtohemi si duhet nga disa në trafik. Nuk jemi njerëz që e pengojmë dikë. Falë telefonave të mençur ne më nuk jemi barrë për askënd, nuk jemi njerëz që ngelim në rrugë”, tha ai.
RTV Dukagjini ka kontaktuar Kompaninë “Fatoni Reisen”, për të cilën Shahadija thotë se ia pamundësoi udhëtimin.
Në një përgjigje me shkrim kjo kompani thotë se gjithnjë kanë treguar kujdes ndaj personave të verbër dhe se do ta hulumtojnë këtë rast.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...