Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zbogar, mendon se raporti e ka konfirmuar përparimin e Marrëveshjes së Përzhinos, si dhe zgjedhjet në dhjetor të vitin 2016 çka sollën rekomandimin pa kusht për fillimin e bisedimeve me BE.
“Duhet të lavdërohet koalicioni qeveritar që u kthye mbrapa në rrugën e reformave. Lavdërime ka edhe për opozitën sepse u vetëdijësua për procesin e reformave. Ka ngelur shumë për t’u bërë dhe rrumbullakosur. Rekomandimi është i qartë për nevojën e zbatimit të reformave. Atë çka BE do ta bëjë muajin e ardhshëm është vëzhgimi i hapave. Anëtaret e BE-së do t’i vlerësojnë ligjet reformuese”, tha Zbogar.
Ambasadori i BE-së e lavdëroi Marrëveshjen me Bullgarinë, por edhe bisedimet për zgjidhjen e problemit me emrin çka e ka me Greqinë. Zbogar u’a përkujtojë politikanëve se proceset për integrim nuk janë ushtrime teknike me plane dhe vizatim të hartave, por zbatim i vlerave evropiane./telegrafi
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren