Përfaqësuesi i Kompanisë ACI, Afrim Durmishi, në një takim që ka pas me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, e ka njoftuar atë për përgatitjet që kompania ka bërë për fillimin e punëve në realizimin e projektit të ndërtimit të disa pishinave afër lumit Ibër, të emërtuar “Aqua Park”.
Durmishi i tha kryetarit Bahtiri se Kompania ACI (që është themeluar nga “Linprojekt” Sh.p.k. dhe “Arjeta Group” Sh.p.k.) i ka bërë të gjitha
përgatitjet e duhura për fillimin e punëve për realizimin e projektit të lartpërmendur dhe e garantoi atë se punimet ato do të bëhen në mënyrë kualitative dhe do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoi përfaqësuesin e ACI-së, Afrim Durmishi, për njoftimet lidhur me fillimin e punëve për realizimin e projektit, për çka komuna ka dhënë hapësirën e nevojshme buzë Ibrit, tha se mirëpret fillimin e punëve për realizimin e këtij projekti të veçantë, që nuk e ka realizuar askush në Ballkan.
Kryetari Bahtiri tha se Komuna do të respektoj në tërësi kontratën e nënshkruar me ACI-në dhe se do të kryej me kohë të gjitha obligimet e veta që dalin nga ajo.
Në kuadër të projektit “Aqua Park” do të ndërtohen disa pishina, olimpike dhe gjysmë olimpike, të tipit të hapur dhe të mbyllur, si dhe disa terrene për sport e rekreacion përreth tyre./Arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...