Juventusi është në formë aktive duke eksploruar rreth mundësisë për të ri-nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban, në bashkëpunim me Mino Raiolan.
Javën e kaluar, drejtori i Juventusit, Beppe Marotta e përshkroi këtë çështje si “mirazh” duke marrë parasysh financat e përfshira, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘Tuttosport’ që nga atëherë ka filluar raportimet se Marotta ka qenë duke kërkuar për një opsion tjetër duke diskutuar me Raiolan një marrëveshje për huazim dhe për t’ia ofruar këtë më pas United.
Juventusi duhet të paguaj një tarifë madhështore për huazimin e Pogbas si dhe të mbuloj pagën e tij prej 13 milionë euro, por e gjithë kjo ka mbështetjen e Raiolas.
Super agjenti i ofroi Pogban skuadrës së Manchester Cityt dhe PSG-së gjatë muajit janar ndërkohë që e ardhmja e tij vazhdon të mbetet ende në dyshime./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...