Chelsea ka siguruar biletën për finale të Kupës FA.
“Blutë” kanë mposhtur në gjysmëfinale Southamptonin me rezultat 2 me 0 për të siguruar kualifikimin tutje në ‘FA Cup’, shkruan portali arbresh.info.
Shpresa e skuadrës së Antoine Contes për të mbyllur sezonin me një trofe vazhdon të jetë ende e gjallë pas fitores së siguruar pasditen e sotme (e diele) në Wembley.
Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, sulmuesi Olivier Giroud realizoi golin e epërsisë për 1 me 0 në stilin e superyllit Lionel Messi pasi shkatërroi mbrojtjen e skuadrës së Mark Hughes.
Alvaro Morata, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 80′, realizoi golin tjetër të ndeshjes vetëm dy minuta pas zëvendësimit. Ish ylli i Real Madridi shënoi me kokë pas një super krosimi në distancë nga Cesar Azpiliocueta.
Finalja e Kupës FA do të zhvillohet më 19 maj dhe rivali i ardhshëm Contes do të jetë skuadra e Jose Mourinhos – Manchester Untied./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...