Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se në fillim të muajit maj në Kosovë do të mbahet ushtrimi ‘Shqiponja 6’.
Ai ka thënë se pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake.
“Këtë vit jemi pjesë e 11 ushtrimeve fushore që do të ndodhin në rajon dhe më gjerë. Ajo që është më e rëndësishmja, në fillim të muajit maj në Kosovë do ta kemi ushtrimin ‘Shqiponja 6’. Pra, është hera e parë që ky ushtrim nuk do të jetë nacional, por internacional. Pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake. Natyrisht se për këtë ushtrim i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet me partnerët tanë, ndërsa tani e presim zbatimin e këtij ushtrimi”, ka thënë Rama, duke shtuar se FSK-ja merr pjesë edhe në shumë ushtrime të përbashkëta, qofshin ato rajonale apo globale./epoka e re/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...