Dy fëmijët kosovarë, Qëndrim Nimonaj 11 vjeçar dhe Leotrim Nimonaj 13 vjeçar, që konsideroheshin të zhdukur në Gjermani, janë gjetur.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka falënderuar ambasadorin kosovar në Gjermani, Astrit Zemaj, për punën që ka bërë deri në gjetjen e dy fëmijëve kosovarë.
“E falënderojë shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin zt.Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroj në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Ai prej momentit kur mori lajmin për moskthimin në shtëpi ( zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i kordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ju përgëzojë Ambasador!”, ka shkruar Pacolli.
Leotrimi dhe Qëndrimi nga e enjtja, 19 prill konsideroheshin si të zhdukur. Por, Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar se me të marrë informacionin kanë filluar hulumtimet me Policinë gjermane./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...